75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 22 Maj 2025 / FR

7 raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve, në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 7 raste të dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Malishevë dhe Gjakovë, shkruan IndeksOnline.

Nga këto shtatë raste janë arrestuar katër persona.

“Prishtinë 21.05.2025, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan 21.05.2025, 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet që kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimave kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor.

Gjakovë 21.05.2025, 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që ato pas një mosmarrveshjeje ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Malishevë,  viktima femër kosovare  më 21.05.2025  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ai nën ndikim të alkoolit kishte filluar  të bërtiste dhe të thyente gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.

Gjakovë 21.05.2025, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmonte. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 21.05.2025, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/