“7-shi nga shtatë vllaznia”, Imri Ahmeti e prezanton Fadil Sopen

Kandidati për asamblist nga radhët e LDK-së, Fadil Sopa, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në fshatin Gadime, duke e cilësuar ngjarjen si një fillim të fuqishëm dhe të bashkuar drejt fitores.
Në një tubim të mbajtur në ambient të hapur, me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve dhe përfaqësuesve të LDK-së, u dha mesazhi i unitetit dhe përkushtimit për të ardhmen.
“E kemi hapur fushatën në Gadime me një hapje madhështore! Fuqishëm, të bashkuar dhe me besim për fitore”, shkroi Sopa në profilin e tij në Facebook, ku ndau edhe momente nga ngjarja.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë Imri Ahmetin me numrin 113 për kryetar komune dhe vetë atë me numrin 7 për asamble komunale./IndeksOnline/