20:07 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

7 Sjelljet që duhet t’i shmangni me çdo kusht kur debatoni me personin e zemrës

Është kaq e lehtë të lëndosh një person me një fjalë ose një veprim gjatë një debati. Pakënaqësia mund të zgjasë për më shumë kohë pas përfundimit të debatit, duke prishur marrëdhënien.

Tregohuni të kujdesshëm! Këto 7 gjëra kurrë nuk duhet t’i bëni kur jeni duke debatuar me partneri/partneren tuaj.

7. Mos i përfshini anëtarët e tjerë të familjes në debatet tuaja!

Debati juaj ka të bëjë vetëm me ju të dy dhe askënd tjetër. Duke tërhequr prindërit tuaj në konflikt ju rrezikoni të ktheni një pasjellje të rregullt mes jush në një rrëmujë të vërtetë familjare.

Edhe nëse harmonia kthehet në marrëdhënien tuaj, anëtarët e tjerë të familjes ka shumë të ngjarë të kujtojnë gjithçka dhe do ta përdorin atë kundër jush ose partnerit tuaj në momentin më të parë që t’u jepet shansi.

6. Shmangni dhunën!

Ndërkohë që debatojnë, njerëzit priren të tregojnë anët më të këqija të karakterit të tyre. Disa, duke u përpjekur të dëshmojnë se kanë të drejtë, përdorin dhunën.

Mos ia lejoni vetes ose partnerit tuaj të përdorë dhunën, pavarësisht se sa të zemëruar mund të jeni me njëri-tjetrin. Dhimbja fizike e shkaktuar nga një person i dashur do të vrasë të gjitha ndjenjat që dikur ju lidhën aq fort.

5. Mos i bëni gjërat lëmsh!

Nëse shkaku kryesor i debatit është një grumbulli i enëve të palara, atëherë le të jetë ai deri në fund.

Mos ia kujtoni partnerit tuaj të gjitha gabimet e mëparshme, kjo është një mënyrë për të kthyer një problem të vogël në një konflikt të madh e të shëmtuar.

Përveç kësaj, partneri juaj mund të ketë një pyetje logjike: A duhet të vazhdoj përpara në një marrëdhënie në të cilën ka kaq shumë kërkesa?

4. Asnjëherë mos flisni për divorc!

Kur thoni “Le të divorcohemi” gjatë një debati, kjo mund të bëhet fyerja më e madhe që mund të bëni ndonjëherë.

Këto fjalë mund të dëmtojnë ndjenjat e partnerit tuaj me të vërtetë keq. Dhe sa më shpesh që ju ua thoni atyre, aq më shpejt divorci do të ndodhë.

Nëse e doni njëri-tjetrin, mos flisni për ndarjen!

3. Mos dilni nga shtëpia në mes të një debati!

Thjesht duke dalë nga shtëpia gjatë një debati do të tregoni vetëm sesa parehat ndjeheni duke qëndruar nën të njëjtën çati me partnerin/partneren tuaj.

Duke përplasur dyert, duke vrapuar në errësirë, duke e lënë konfliktin të pazgjidhur, kjo do ta bëjë partnerin tuaj të mendojë dy herë për nivelin tuaj të pjekurisë.

Është më mirë të prisni derisa të qetësoheni dhe pastaj mund të diskutoni gjithçka si të rritur.

2. Mos shkoni në shtrat veç e veç!

Duke shkuar për të fjetur veçmas, tregoni se nuk jeni gati të bëni paqe. Rutina e përditshme, të tilla si fjetja së bashku, do ta lehtësojnë atmosferën dhe do ta zgjidhin shpejt konfliktin.

Ju mund të përfundoni duke u shtrirë me shpinë kundrejt njëri-tjetrit në fillim, por në mëngjes ju do të zgjoheni në krahët e njëri-tjetrit, pa asnjë shenjë më të vogël të debatit të mbrëmshëm.

1. Asnjëherë mos debatoni në publik!

Nëse e lejoni veten dhe partnerin tuaj të debatoni në një vend publik, atëherë, ka shumë të ngjarë që ju të mos e respektoni njëri-tjetrin ose personat përreth jush.

Mos i nxirrni të palarat në publik. Është më mirë të diskutoni për problemet tuaja në shtëpi.