75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / KV

7 të lënduar në një aksident mes 4 automjeteve në Prishtinë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes katër automjeteve që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Të lënduarit kanë përfunduar në emergjencë, ndërsa policia po merret me rastin, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ”Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./IndeksOnline/