75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

7 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 175 të infektuar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë testuar 1.733 persona

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venki Filipçe, ka deklaruar të dielën se procesi i vaksinimit me vaksinën anti-Covid do realizohet në tri faza.

Në fazë të parë do futen punonjësit shëndetësorë, në fazë të dytë personat që janë mbi moshën 65-vjeçare dhe në fazë të tretë janë personat e moshës së mesme.