7 tentativa, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun

Sikurse herave të kaluara edhe ditën e djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën përsëri.
Përsëri u tentua që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit mirëpo e njejta nuk arriti që të siguronte votat e mjaftushme.
Për të votuan vetëm 57 deputëtë numër ky jo i mjaftushëm që Haxhiu të marr postin e të parës së Kuvendit.
Emri i Albulena Haxhiut u hodh për herë të pestë në votim.
Kështu pas dështimit për tu zgjedhur kryetare e kuvendit, u vendos që të martën të mbahet seanca e ardhshme duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/