09:31 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

7 truket për të humbur peshë, në mënyrë efektive

Pini një filxhan ujë të ngrohtë me kanellë, mjaltë dhe limon

Po, e shihni mirë! Esëll në mëngjes duhet të pini një filxhan ujë të vakët me kanellë, mjaltë dhe limon. Kjo largon toksinat e grumbulluara në trupin tuaj. Nëse konsumohet rregullisht, ata që duan të humbasin peshë do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë dhe do të heqin shumë kilogramë.

Asnjëherë mos e anashkaloni mëngjesin

Kalimi i mëngjesit nuk është kurrë një mundësi. Ju duhet të konsumoni vaktin tuaj të parë të energjisë. Merrni një mëngjes të shëndetshëm i përbërë nga tërshëra, të bardha vezësh dhe fruta. Kjo do t’ju mbajë të mbushur me energji për pjesën tjetër të ditës.

Pini një filxhan çaj jeshil tri herë në ditë

Një filxhan çaj jeshil është i pasur me antioksidantë. Ai është jo vetëm i mirë për shëndetin, por ju ndihmon të humbni peshë, si dhe bën mirë për lëkurën. Një filxhan çaj jeshil në mëngjes, drekë dhe darkë do t’ju japë rezultatet më të mira.

Konsumoni proteina

Ngrënia e proteinave si peshku, e bardha e vezëve dhe pula do t’ju ndihmojë të arrini më shpejt qëllimin tuaj. Gjithashtu shtoni dhe konsumimin e bishtajoreve, perimeve, thjerrëzave, sojës etj. Proteinat ju ndihmojnë të digjni yndyrën më shpejt se karbohidratet pasi është më e vështirë për trupin tuaj të shpërbëjë karbohidratet.

Pini shumë ujë

Trupi ynë përbëhet nga 70% ujë, prandaj pirja e rregullt e 2.5-3 litrave ujë do t’ju mbajë të hidratuar. Uji largon toksinat nga trupi juaj, ju mban larg sëmundjeve dhe ju jep energji për të punuar dhe luajtur gjithë ditën. Një gotë ujë para çdo vakti do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur, në këtë mënyrë ju do të hani më pak dhe kjo gjë ju ndihmon që të humbni peshë.

Ushtroni

Vraponi, notoni, kërceni ose shkoni në palestër – thjesht vazhdoni ritmin. Ushtrimet minimale tre deri në katër herë në javë ju ndihmojnë të qëndroi në formë. Një stërvitje e mirë gjithashtu e mban edhe zemrën të shëndetshme.

Arra

Arrat janë një mënyrë e shëndetshme për të mbajtur nën kontroll urinë. Arrat janë të pasura me vitamina, proteina dhe yndyrna, të cilat ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Një grusht arra para një stërvitje do t’ju japë energjinë dhe forcën e duhur për të performuar më mirë. Njerëzit që duan të humbin peshë duhet të hanë arra për të mbajtur metabolizmin e tyre lartë dhe për të marrë dozën ditore të proteinave që humbet gjatë stërvitjeve.

Aty ku ka vullnet, ka zgjidhje. Ndjekja e këtyre këshillave, kontrollimi i ushqimit dhe një dozë ditore e ushtrimeve të thjeshta mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.