09:14 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

7 vetura përfshihen në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Mëngjesin e sotëm, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 7 vetura.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

Nga videoja e dërguar shihet që veturat kanë pësuar dëme të mëdha, kurse në vendin e ngjarjes gjenden edhe njësitet policore.