11:29 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

7 vite më parë i’u ndal zemra për 78 minuta në fushë, tani është shëndosh e mirë

Sikur sot, 7 vite më parë në ndeshjen Tottenham Hottspur – Bolton Wanderers në FA Cup, futbollisti Fabrice Muamba pësoi arrest kardiak.

Zemra e tij nuk kishte rrahur për 78 minuta. Ai ishte dërguar menjëherë në spital ku ishte kuruar urgjentisht, dhe fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

Tani Muamba është 30 vjeç dhe jeton i shëndoshë, shkruan Indeksonline.

Ai ishte penzionuar nga futbolli në vitin 2012, pas këtij sulmi. /Indeksonline/