7-vjeçari goditet nga një veturë në Shtime, dërgohet në QKUK

Një shtatë vjeçar është goditur sot nga një veturë në Shtime.
Policia ka bërë të ditur se fëmija ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident nje veture Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt”, ka konfirmuar Policia.