22:37 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

7 vjeçari humbi gjysmën e këmbës për shkak të kancerit, pret që dëshira e tij t’i realizohet

Austin Degnan nga Illinoisi i SHBA-ve ishte diagnostifikuar me “Osteosarcoma”, llojë i kancerit më herët gjatë këtij viti, pas një sërë ankesash për dhimbje në këmbën e tij të majtë.

Doktorët i thanë prindërve të tij, Jon dhe Carrie se zgjidhja më e mirë për shpëtimin e jetës ishte amputimi i këmbës së djaloshit të tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë doktorët ngjitën në mënyrë të gabuar nyjën e këmbës tek gjuri dhe shkaktuan pamundësimin e ecjes së Austinit.

Prindërit e tij ishin kundër amputimit të plotë të këmbës për shkak të trajtimit të kancerit në mënyrë që ai përmes ndonjë proteze të mund të ec përsëri.

Austin thotë që tashmë ka një këmbë të vogël por e cila do të rritet sërish, kjo si një ëndërr e tij për të luajtur përsëri me shokët e tij./Indeksonline/