09:43 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

7 vjeçari i shkruan letër babait të ndjerë, ai merr përgjigje!

Një djalë 7 vjeçar i dërgoi një letër babait të tij në qiell, dhe mori përgjigje.

Një gjest i thjeshtë nga Royal Mail tani është bërë shumë i përfolur, pasi 7 vjeçari mori përgjigje pas shënimit që i dërgoi Jase Hyndman-it, babit të tij të ndjerë, transmeton Indeksonline.

I riu donte të sigurohej që i ati i tij, James kishte diçka për të hapur me rastin e ditëlindjes, këtë muaj.

Ai e shkruajti një letër ku thoshte: Z.Postman, a mund të merrni këtë në qiell për të uruar babin tim për ditëlindje. Faleminderit.

Shënimi mund të kalonte lehtësisht pa u vënë re nga stafi i postës. Megjithatë ata morën kohë për t’iu përgjigjur nxënësit dhe konfirmuan se shkrimi i tij i është dorëzuar me dorë babait të tij.

Nëna e Jase-it, Teri Copland, 30 vjeç, ka ndarë tashmë historinë në Facebook, duke thënë se ky gjest ka rivendosur besimin tek njerëzit.

“Pak javë më parë djali im 7 vjeçar e shkruajti këtë shkrim për babin e tij në qiell dhe sot ai mori një përgjigje të bukur nga postieri. Nuk mund të them se sa emocionale është të mendojë se babai i tij e mori shkrimin…pra ajo ka mundur thjeshtë të injorohet por ishte mirë që dikush bëri përpjekje që një djalë të vogël që nuk e ka takuar kurrë ta bëjë të ndihet mirë. Ju keni rivendosur besimin tim ne njerëz dhe ju falënderoj për këtë”, ka shkruar ajo.

James kishte ndërruar jetë në maj të vitit 2014, 28 vjeç dhe djali i tij dëshironte që të sigurohej që për ditëlindje ai të merrte një urim prej tij./Indeksonline/