75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

7-vjeçari në Britani nuk mundi ta fitojë betejën me Coronavirusin

Një fëmijë në moshën 7-vjeç ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 në Britani.

I mituri ishte një nga 630 pacientët që humbën jetën në 24 orët e fundit në spitalet angleze.

Sipas mjekëve, ai vuante nga një problem shëndetësor i pazbuluar dhe nuk mundi ta fitonte betejën me COVID.

Fëmijët janë një kategori që nuk preken shumë nga koronavirusi dhe në rast infeksioni e kalojnë sëmundjen lehtë, ndërsa është regjistruar një numër i vogël viktimash, që kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese.