7 vjet nga konflikti i armatosur në Kumanovë, këta janë emrat e 10 shqiptarëve të vrarë

Sot bëhen 7 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

“Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut që është kualifikuar nga Gjykata Themelore si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona.
Përveç që kishte humbje njerëzish dhe shumë dëme materiale ishin shkaktuar si luftimeve të ashpra për dy ditë radhazi Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Edhe pas 7 vjetësh nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit, është paralajmëruar hetim ndërkombëtar, por asgjë nuk është bërë.

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 prej të akuzuarve janë liruar.



Një dit më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.



Për shkak vendimeve ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.





Foto të realizuara nga Blerim Uka, Indeksonline
Këta janë emrat e 10 shqiptarëve të vrarë në Kumanovë
Xhafer Zimberi – 1972
Valon Kabashi – 1985
Turgaj Gashi – 1978
Arben Rexhaj – 1971
Samit Kastrioit – 1975
Hisen Rushiti – 1965
Fatlum Vishesella – 1983
Mirsad Ndrecaj – 1979
Beg Rizaj – 1977
Nusret Kaloshi -1975.
Kujtojmë se transferimin e grupit të “Kumanovës” në Kosovë për t’i vuajtur dënimet, ministria e drejtësisë e Kosovës e ka konsideruar si komplekse. Megjithatë, kanë thënë se ato janë duke u proceduar.