70 persona u arrestuan gjatë gushtit për të shtëna me armë në ahengje

Policia e Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti ka pranuar 74 raportime nga qytetarët për të shtëna me armë zjarri në ahengje, ku ka hapur 121 raste dhe ka konfiskuar 71 armë.
Sipas policisë brenda muajit ka konfiskuar edhe 824 municione dhe ka arrestuar 70 persona, transmeton IndeksOnline.
Nga të shtënat me armë zjarri brenda kësaj periudhë 3 persona kanë pësuar lëndime trupore./IndeksOnline/
