75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 16 Mars 2025 / G T

70 vjet pritje / Newcastle United kampion i Carabao Cup

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit me shifrat 2:1 në finalen e madhe të Carabao Cup.

Qysh në pjesën e parë skuadra e Edie Howe tregoi se është futur në fushë për të fituar dhe për të bërë histori, shkruan Indeksonline

Në minutën e 45’të, mbrojtësi Dan Burn shënoi për 0:1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht shënoi sulmuesi suedez, Alexandr Isak për 0:2 në minutën e 52’të.

Liverpooli shënoi golin e vetëm në minutat e fundit të ndeshjes me anë të italianit, Chiesa.

Newcastle United fitoi titullin kampion pas 70 vjetëve dhe në “Wembley” ishte një super atmosferë e krijuar nga tifozët “ziebardhë”./Indeksonline/