16:43 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa performancë në Itali përkrahë Andrea Bocelli

Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese të një pas njëshme.

23 vjeçarja këtë herë do të performojë përkrahë yllit të njohur Italian, Andrea Bocelli, shkruan Indeksonline.

Përmes një njoftimi në Instagram, Boceli ka bërë të ditur që do të performojë në teatrin e njohur Italian ‘Teatro Del Silenzio’ së bashku me yllin kosovar.

“Data e dytë e edicionit të katërmbëdhjetë të teatrit italian “Teatro Del Silenzio”, që është planifikuar të mbahet të shtunën, më 27 korrik, 2019 në orën 8:30, ne jemi të lumtur të ju njoftojmë që ylli i muzikës pop Dua Lipa do jetë me Andrea Bocellin”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Kujtojmë që Dua dhe Andrea kanë bashkëpunuar në këngën ‘If Only’. /Indeksonline/