09:38 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

712 pacientë kanë marrë trajtim emergjent në vikend, në Spitalin e Pejës

17 operacione janë kryer në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë këtij vikendi që sapo kaluam.

712 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit dhe 57 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

11 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 7 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 11 foshnja dhe sa i përket gjinisë 5 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 469 pacientë që në total janë bërë 5,903 analiza./Indeksonline/