21:02 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Enca paralajmëron projektin e ri, shfaqet në skena të ‘nxehta’

Pas bashkëpunimit me këngëtarin e njohur, Muharrem Ahmeti, këngëtarja nga Shqipëria, Enca ka paralajmëruar projektin e ri.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Enca ka zbuluar skena nga videoklipi dhe poashtu datën e lansimit, shkruan Indeksonline.

Në pjesë të shkurta të shkëputura nga klipi, Enca nuk ka lënë anash as këtë herë skenat e ‘nxehta’ e rrethuar me vajza të zhveshura.

“Jealous’, së shpejti (ose me sakte të premten po mos i thoni njeriu)”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos./Indeskonline/