75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 18 Maj 2023 / k.v

72 aksidente trafiku brenda ditës

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit janë raportuar 72 aksidente trafiku, transmeton IndeksOnline.

Prej numrit të përgjithshëm, 24 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 48 tjera me dëme materiale.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, për fat të mirë asnjë nuk ka qenë me pasoja fatale.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion, janë shqiptuar 1877 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/