14:46 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

72 % e pacientëve në Amerikë, të gatshëm për përdorimin e vajit të kanabisit

Pothuajse 72 për qind e pacientëve janë të hapur për përdorimin e vajit të kanabisit për të trajtuar dhimbjen e tyre në vend të opiodeve me recetë dhe barnave tjera, ka gjetur një sondazh i ri.

Rreth 100 milionë amerikanë kanë një sëmundje kronike dhe një sondazh i ri nga Remedy Revië sugjeron se shumica (61 për qind) e tyre përdorin barna me recetë për të trajtuar sëmundjen.

Megjithatë, meqë epidemia e varësisë opiode vazhdon të rritet dhe madje t’i japë fund shumë jetëve çdo vit.

Kjo po bën që më shumë amerikanë po konsiderojnë kalimin në opsione të tjera të trajtimit.

Sipas sondazhi të ri, pothuajse aq njerëz sa të marrin ilaçe me recetë janë të gatshëm të provojnë metoda jo tradicionale për trajtimin e dhimbjeve./Indeksonline/