14:22 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

722 fëmijë që lindën këtë vit në Vushtrri, përfituan nga 120 euro

Komuna e Vushtrrisë në muajin shkurt ka aprovuar propozimin e të parit të komunës, Xhafer Tahirit për mbështetjen e secilit çift vushtrrias që bëhet prindër.

Tahiri sot ka njoftuar se 722 fëmijë të lindur gjatë vitit 2020 janë subvencionuar me nga 120 euro, gjithsej 86,640 euro. Sipas tij, ky është një hap i vogël i qytetit që duan për të avokuar një politikë nacionale në përkrahje të jetës në Kosovë.

“722 fëmijë të lindur në 2020 në Vushtrri janë subvencionuar me nga 120€, gjithësejtë 86,640€. Ky është një hap i vogël i qytetit që duam për të avokuar një politikë nacionale në përkrahje të jetës në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.