75 Mall Live Search
09:37 / E Martë, 23 Qershor 2026 / Z S

73 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda intervalit kohor prej 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 73 aksidente trafiku.

Nga 73 aksidente, 33 janë me të lënduar dhe 40 me dëme materiale.

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë kohë janë shqiptuar 1884 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

16 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajte dhe 2 në vuajtje të dënimit./Indeksonline/