00:53 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019

73-vjeçarja konsiderohet “heroina” e lagjes, kjo është arsyeja

Një grua 73 vjeçare është shpallur si ‘heroina’ e lagjes, pasi që vrau një gjarpër të llojit kobra në kopshtin e shtëpisë.

Kathy Kehoe, kishte dyshime se diçka nuk shkonte teksa dëgjoi zogjtë që po klithnin nga frika.

“E dija që ishte një gjarpër dhe mendoja, kjo kafshë nuk duhet të jetë këtu. Është një zvarranik helmues. Ka fëmijë të vegjël këtu'”, tha ajo për AbcNeës.

Pas kësaj, gjyshja vrapoi që të merrte një këpucë brenda. Kur doli jashtë, vuri re që gjarpri ishte në cep të shtëpisë. Ajo vendosi të bënte dy fotografi të zvarranikut para se ta vriste me fundin e lopatës.

Fqinjët e konsiderojnë si një heroinë pasi i ka shpëtuar jetën të gjithëve me veprimin e guximshëm.

Sipas gjuetarëve, zvarraniku mund të ketë ikur nga një ndërtesë fqinje. Në mars të këtij viti, zyrtarët e kontrollit të kafshëve gjetën 20 gjarpërinj helmues, përfshirë 12 kobra në atë ndërtesë.