75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 09 Shtator 2025 / b l

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 36 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 20881 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 14 ka dërguar në mbajtje.