75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / C E

74 gola në 26 ndeshje kampionati, askush si Atalanta prej 69 vjetësh në Serien A

Atalanta rinisi aty ku e kishte lënë, edhe pas më shumë se 3 muajsh: gola, spektakël dhe tore! Skuadra e Gasperinit duket sikur nuk ka ndaluar kurrë, edhe gjatë pandemisë.

Plot 74 gola të shënuar në 26 ndeshje përfaqësojnë rezultatin më të mirë të 20 ekipeve të Series A, por duke ndjekur statistikat e ofruara nga OPTA kuptohet se kjo shifër e përfshin ekipin bergamask në histori: 74 gola pas 26 javësh në kampionat janë rezultati i gjashtë më i mirë i të gjitha kohëve në Kampionatin italian.

Më mirë se sa bluzinjtë e sezonit 2019-2020 kanë bërë Juventusi në sezonin 1950-51 (75 gola), Torino 1947-48 (77 gola), Milani 1950-51 dhe 1949-50 (81 gola) dhe Fiorentina 1958-59 (83 gola).

Një vend i gjashtë momentalisht që mund të bëhet një vend i parë pas plot 69 vjetësh në Serien A.