75 Mall Live Search
21:27 / E Martë, 24 Qershor 2025 / Burim

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një 74 vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Pouskë të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.”, ka thënë Bytyqi. /IndeksOnline/