75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

748 raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

Gjatë vikendit që lamë pas 748 pacientë janë trajtuar si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 38 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas njoftimit të këtij institucioni kanë qenë 8 Lindje, 7 normale dhe 1 me prerje cezariane.

“Kanë lindur 8 foshnje dhe sa i përket gjinisë 3 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore”, thuhet në raport, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe analiza kanë kryer 384 pacientë që në total kanë bërë 4,342 analiza.

Ndërsa 15 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline/