08:49 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

752 pacientë janë trajtuar në Emergjencë gjatë vikendit, në Pejë

752 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 71 nga këta pacientë janë shtrirë në spital për trajtim të mëtejshëm.

12 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 12 foshnja. Sa i përket gjinisë 6 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 493 pacientë që në total janë bërë 5.736 sosh.
12 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Indeksonline/