12:01 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

76 aktakuza ngritën brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 76 aktakuza kundër 101 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 12 persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të dy traktorëve, një kamioni të tipit “IVECO” dhe çelësi i kamionit, dhe masa drusore e llojit Ahu në sasi prej 4.00 metër kube./Indeksonline/