75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

765 qytetarë kërkuan ndihmë gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

765 qytetarë gjatë vikendit që lamë pas kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës, duke u trajtuar si raste emergjente.

Sipas raportit të këtij institucioni, 38 nga ta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Kanë qenë 12 lindje, 10 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje, prej tyre 4 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 8 të gjinisë mashkullore”, përcjellë Indeksonline.

Numër i madh i analizave janë kryer në këtë spital, 4340 gjithësej nga 380 pacientë.

Ndërsa janë kryer vetëm dhjetë operacione./Indeksonline/