“7,6,5,4…”, Hekuran Murati i bëri mbrëmë “diss” Arben Gashit të LDK-së!

Një senaca maratonë ishte mbrëmë në Kuvendin e Repubikës së Kosovës. Deri në ora 2:20 ka zgjatur seanca e ftuar nga partitë opozitare, rreth raportimit të Albin Kurtit për dialogun në Bruksel.
Përpalsje të ashpra kishte ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ishte ministri i Financave, Hekuran Murati i cili akuzoi opozitarët se po i keqinterpretojnë pikat e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Po bëni nxjerrje të fjalëve jashtë kontekstit., keqinterpretime. 7,6,5,4… s’po numëroj më shumë se ka deputetë që kanë kujtime të këqija nga ky numërim”, u shpreh Murati, duke aluduar për deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ai kohë më parë kishte thënë se ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell i kishte lutur që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1.
“Kemi pas 7 ditë për me rrëzu qeverinë. 6,5…4 nuk ka hala , 3… nga zotëri Grenell”, kishte thënë Gashi. /Indeksonline/