75 Mall Live Search
16:45 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pyjet po masakrohen ilegalisht, vlera e dëmit afër gjysmë milioni euro

Prerja ilegale e pyjeve në Kosovë vazhdon të mbetet e lartë. Edhe pse, sipas ligjit pyjet janë shpallur pasuri e shtetit të Kosovës, prerja e tyre është në masë të madhe.

Një nga arsyet që gjendja e tyre është përkeqësuar është për shkak të delegimit të kompetencës së mbrojtjes së pyjeve nëpër komuna.

Sipas Drejtorit të Drejtoratit Qendror të Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti, Besim Zogu, kjo për shkak se komunat janë treguar të pa përgatitura për këtë  kompetencë si në aspektin organizativ, logjistik, kadrovik por edhe të politikave jo unike ndaj këtij sektori.

” Buxheti i ulët që ndahet nga shteti për këtë sektor, numri i vogël i rojtarëve të pyllit në raport me sipërfaqen pyjore dhe situatën e funksionimit të Institucioneve tjera. Numri i vogël i Inspektorëve të pyjeve, Parashkrimi i madh i lëndëve si pasojë e mos angazhimit adekuat nga  Gjykatat,Mos ekzistimi  i alternativave tjera për ngrohje. Mos koordinimi në masën e duhur i politikave ndër sektoriale dhe ndër institucionale ku vendimet e pa analizuara mirë nxisin presion në pyje ( shembull vendimi për ndalim të përdorimit të thëngjillit  për ngrohje nga Institucionet), menaxhimi i këtij sektori nga shumë Institucione ku niveli i përgjegjësisë  bie( shembull me pyje merret, MMPH, Komunat, APK-ës). Rritja e sipërfaqeve të parqeve e pa analizuar  efektet negative në sektorët  tjerë, furnizimi  i qytetarëve me dru për  ngrohje, furnizim i Industrisë së drurit, dëmtimi i sektorit minerar i atij të produkteve jo drunore, frutave pyjore, bimëve mjekësore, aromatike , dëmtimi i sektorit  të energjisë nga burimet e ripërtëritshëm pasi sipas ligjit për mbrojtjen e Mjedisit në Parqe Nacionale ndalohet shfrytëzimi ekonomik i pyjeve, kurse  zgjerimi i tyre nuk është bërë fal një studimi të fizibilitetit paraprak”, ka thënë Zogu në një përgjigje për Indeksonline.

Gjendja në Bjeshkët e Sharrit

 Në një intervistë për Indeksonline, Besim Zogu ka  treguar dëmët që bëhen nga prerja ilegale e pyjeve.

Ai ka treguar se nga janari deri në muajin gusht, vlera e dëmit nga prerja e drunjëve e shprehur në vlerë monetare është 472 mijë e 574 euro .

“Referuar raportit të fletëparaqitjeve janar-gusht, 2019 të ngritura na Autoritetet Komunale( 1519 fletëparaqitje kundërvajtëse me dëmin  e shkaktuar prej 13,563.25m3 dhe 251 fletëparaqitje penale me dëmin  e shkaktuar prej 1,138.72m3, në total dëmi i shkaktuar në metër kub është ,14,701.97 m3 apo shprehur në vlerë monetare është, 472,574.21/€”, është deklaruar Zogu.

Ndërsa, komunat me të atakuara nga prerja ilegale e pyjeve është e Ferizajit dhe Suharekës.

Por, për aktivitete ilagle, prijnë komunat në veri të Kosovës.

“Komunat që  zakonisht kanë potenciale me të mëdha të pyjeve sidomos në aspektin e pyjeve më kualitative janë më të atakuara për shkak  se edhe përfitimet e  dëmtuesve ilegal janë me të  mëdha, por kjo gjendje ka pasur  edhe  ndryshime varësisht nga qasja apo serioziteti që autoritete komunale kanë treguar ndaj këtij sektori. Komuna e Ferizajit  dhe Suharekës kanë qenë komuna shumë të  atakuara nga veprimet ilegale , por në momentin qe kanë bashkëpunuar me policinë për vendosjen e pika të përhershme të kontrollit kjo gjendje ka ndryshuar pozitivisht për aq kohë sa ka zgjatu ky bashkëpunim. Po ashtu komuna  e Kaçanikut, Podujevës, Novobërdës janë me të atakuar por sigurisht se për aktivitete ilegale prijnë Komunat në Veri të Kosovës. Gjendje e mirë nuk është as në Komunat, Fushë Kosovë, Obiliq etj”, ka shtuar mes të tjerash Besim Zogu.

 Ndërsa, ai ka treguar se sipas  raporteve deri në muajin gusht 2019 nga  ana e autoriteteve janë ushtruar, 1519 fletëparaqitje Kundërvajtëse dhe 251 penale .

Kurse, nga Inspektorati Qendror i pylltarisë dhe Gjuetisë janë  ushtruar,  52  fletëparaqitje kundërvajtëse dhe 12 penale.

Po ashtu, vetëm brenda dy muajve korrik dhe gusht në bashkëpunim me Policinë dhe njësitin për reagim  të shpejtë janë ushtruar kontrolla në tregjet, Rogovë- Gjakovë ku janë sekuestruar, 5 kamiona me masë drunore, në Podujevë, 11 traktora dhe një kamion me masë drunore, në Malishevë dy kamiona me masë  drunore si dhe në Vushtrri me datë  30.08.2019 kemi sekuestruar 24 traktor me masë drunore, që në total nga Inspektorati për periudhën, janar-gusht, 2019 janë sekuestruar, 272.05m3.

Ndryshe, pyjet janë të mbrojtura me ligj dhe janë nën monitorimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Inspektorët e kësaj agjencie janë përgjegjës për kontrollimin dhe inspektimin e pyjeve.

Ndërsa, për mbrojtjen e pyjeve përgjegjëse janë vet komunat./Indeksonline/