768 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat ndaj COVIDIT-19.
Vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 768 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Kujtojmë se të premten që lamë pas, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja antiCOVID-19.
E gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive.
“Brenda 24-orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.