75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / mp

778.2 milionë euro, investime të huaja u investuan në patundshmëri

Investimet e Huaja Direkte, vitin e kaluar kanë shënuar rritje për 85 përqind në vlerën prej 778.2 milionë euro.

IHD-të kryesisht janë investuar në patundshmëri.

|Në vitin 2022, investimet e huaja direkte në Kosovë u rritën për 85.0 përqind dhe arritën në 778.2 milionë euro. Sektori i patundshmërisë ka vazhduar të mbetet sektori me i rëndësishëm për investime te huaja dhe përbën 67.3 përqind të gjithsej IHD-ve.

Sektorët tjerë me kontribut në rritjen vjetore të IHD-vë ishin sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, si dhe sektori i ndërtimtarisë”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore.

Sipas këtij raporti, marr parasysh hendekun në të dhëna në segmentin e patundshmërive, si në kontekst të mungesës së një indeksi të çmimeve në patundshmëri ashtu edhe të shtrirjes së kreditimit në këtë segment (rritje e lartë e evidentuar në vitet e fundit), monitorimi i rreziqeve që vijnë nga ky segment shoqërohet me pasiguri të larta. /indeksOnline/