08:43 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

787 pacientë trajtohen në Emergjencë të Spitalit të Pejës, gjatë vikendit

787 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që sapo kaluam, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 60 nga këta pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.

14 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnja dhe sa i përket gjinisë 5 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 503 pacientë që në total janë bërë 5,728 analiza.
22 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline