75 Mall Live Search
17:22 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus del nga spitali, pritet ngrohtë nga i dashuri i ri

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus të hënën bëri të ditur se kishte probleme me bajame dhe si pasoj e kësaj i është dashur të shtrihet në spital.

Por, gjatë qëndrimit atje ajo ishte shoqëruar nga i dashuri i saj i ri, Cody Simpson i cili madje edhe e ka argëtuar me muzikës yllin e popit, transmeton Indeksonline.

Dyshja nga atje pothuajse konfirmuan lidhjen e tyre, ndërsa sot 26 vjeçarja bëri të ditur që është liruar nga spitali duke ndarë me adhuruesit në rrjetet sociale fotografi të re të çiftit.

“Ajo është kthyer në shtëpi. Duke u shëruar nga operacioni”, ka shkruar Cody në përshkrimin e fotos ku shihet gjysmë i zhveshur në përqafim të këngëtares.

Në një fotografi tjetër Simpson ka shkruar “Vajza ime e sëmurë është këtu më në fund”.

Kujtojmë që Miley ka filluar lidhjen e re pas divorcit nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe pas ndarjes nga e dashura Kaitlynn Carter./Indeksonline/