75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / AR

Dhurata Dora, Don Xhoni, Yll Limani e Capital T pjesë e “BBV Kosova”? Zbulohet e vërteta

Pasi u bë e ditur që edhe në Kosovë po vjen reality show, “BBV Kosova”, ka pasur kureshtje të madhe për fytyrat publike se cilët do të marrin pjesë.

Në media kanë qarkulluar lajme se cilët mund të jenë disa nga personazhet që mund të marrin pjesë.

Aty thuhej se Dhurata Dora, Don Xhoni, Ylli Limani, Capital T do të jenë pjesë e këtij formati.

Por, kështu nuk qëndron e vërteta.

Burime të Indeksonline kanë zbuluar se artistët e lartpërmendur nuk do të jenë pjesë e këtij spektakëli.

Kujtojmë që çmimi i cili do ta marr fituesi është plotë 200 mijë euro./Indeksonline/