19:58 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

“Dy karaktere të dashura për 22 vite”, së shpejti rikthimi i Vedatit dhe Mensurit

Për festat e fundvitit Vedat Bajrami dhe Mensur Safqiu kanë përgatitur skeçe të reja.

Për Indeksonline, Vedati dha detaje duke zbuluar që do të ketë edhe bashkëpunëtor.

Në plan e kem dhe tu punu jem nonstop. Kemi përgatit tu shkru, tu punu në atë fazën sepse ne gjithmonë i kemi bërë gjërat pak më natyral, para Vitit të Ri. Asnjëherë nuk jemi përgatit një muaj ose dy përpara sepse na u doke jo e natyrshme nëse përgatitesh dhe i bën skeçet kur është koha e mirë në shtator edhe gjithmonë e kemi prit me ardh në aktualitet. Për momentin nuk të them asgjë se kur dalin ose në cilin televizion dalin sepse asnjëherë nuk jemi pjesë e programeve televizive me koncept të tyre gjithmonë na hym si të veçantë në performancë dhe besoj që njëri nga televizionet e Kosovës duhet me qenë prezentë”, tha ai.

Se a do të ketë aktor të tjerë që do të bashkëpunojnë, u shpreh se varet prej temave dhe se do të ketë bashkëpunëtor por kryesisht do të jetë ai dhe Mensuri. Sa i përket emrit tha se me rëndësi është me qenë prezentë ai dhe Mensuri.

Neve na njeh publiku si Stupca, si Vedat e si Mensur e si çka t’dush. Me rëndësi është me qenë prezentë unë dhe Mensuri. Dy karaktere të dashura që 22 vite. Kjo është me rëndësi”.

Gjithashtu dha detaje edhe për dy filma të cilët ka marrë pjesë.

Ne i kemi realizuar dy filma. ElifAna që premiera është shfaqur në krejt Evropën, aty unë jam si aktor, filmi është turk nuk ka të bëj asgjë me shqiptar është një histori e kurdëve qysh e kanë trajtuar një temë para 90 viteve. Kurse filmi “Wooden sword” ose “Shpata prej druri” është xhiruar para pandemisë në Kosovë dhe sipas informative që posedoj tani do të shfaqet në Turqi dhe pastaj do të lansohet në Kosovë. Ky film është me aktor shqiptar, është xhiru në Kosovë edhe bëhet fjalë për 1 djalë i cili vjen në Kosovë dhe i kërkon eshtrat e babës të tij, kush e ka vra. E unë jam baba, në rolin e babës që jam ish-ushtar i UÇK-së dhe fillon me mu mbaron me mu filmi. Tema është për babën”, përfundoi ai./Indeksonline/