16:53 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / k.v

Era Istrefi, imazh i pijes energjike “Golden Eagle”

Golden Eagle dhe Era Istrefi kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës Era do të jetë imazhi i përfaqësimit të Golden Eagle për vitin 2023. Era dhe Golden Eagle përgjatë viteve kanë thyer kufijtë me sukseset e tyre, duke u bërë ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Era me stilin e saj unik artistik dhe energjik si dhe Golden Eagle me kualitetin e vet, tashmë të dëshmuar ndërkombëtarisht, kanë bashkuar forcat për të realizuar fushatat reklamuese të pijes energjike më të kërkuar në tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Agnesa Palushi, nga “Frutex”, ka deklaruar se volumi i kanaçeve në të cilën do të jetë imazhi Erës do të kalojë sasinë e disa milionë njësive.

Energjia e Erës, e cila më hitet si “Bon Bon” ka tundur skenat botërore dhe ka fituar zemrat e miliona fansave, do të gërshetohet me energjinë unike që ofron pija Golden Eagle në fushatat reklamuese.