75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / AR

Muaji i hiteve/ Top këngët që kanë bërë “boom” në korrik

Në muajin korrik, estrada shqiptare ka “bombarduar” tregun me projekte të shumta muzikore.

Projekte solo si dhe duete bën që vera të jetë akoma më e nxehtë, shkruan Indeksonline.

Më poshtë kemi listuar këngët prej datës 1 deri me 30 korrik.

Me 1 korrik u lansua bashkëpunimi mes Dhurata Dores dhe Elvana Gjatës. Projekti ka marrë mbi 17 milionë klikime.

Me 8 korrik, Don Xhoni publikoi një këngë solo. Pas lansimit kënga ka shpërthyer nga klikimet duke marrë mbi 23 milionë.

Me 14 korrik, Mozzik publikoi një këngë solo e titulluar “Bespreme”. Kënga ka marrë mbi 6 milionë klikime.

Me 15 korrik, dy artistët shqiptar, Xhensila e Noizy publikuan këngën “Edhe një natë”. Kënga ka marrë mbi 9 milionë klikime.

Tayna e Lumi B me datë 28 korrik publikuan këngën e titulluar “Valle”. Në “Youtube” ka marrë mbi 2 milionë klikime.

Me 21 korrik u publikua dueti mes Yll Limanit dhe Ledri Vula, projekt i cili u pëlqye mjaftë nga ndjekësit. Në kanalin “Youtube” ka marrë afër 6 milionë klikime.

Ndërsa në fund me 30 korrik erdhi një këngë “bombë” mes Capital T, Anxheles dhe Mandit. Për dy ditë projekti ka marrë afër 4 milionë klikime./Indeksonline/