18:57 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Osmani e mblodhi familjen për Dua Lipën, Kurti e priti i vetëm

Dy ditë më parë, me datë 5 gusht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e priti në Presidencë Dua Lipën, ku e dekoroi me titullin Ambasadore Nderi.

Osmani vendosi që ta presë familjen Lipa me gjithë familjen në Presidencën e Kosovës. Me vete kishte burrin dhe dy vajzat e saj. Pas shpërndarjeve të fotografive nga vetë Osmani në njoftimin e saj zyrtar për këtë ceremoni, nisen kritikat se ajo po e shndërron institucionin e Presidencës në rezidencë familjare, derisa pati akuza se i ka privilegjuar edhe vajzat e saj.

Ndryshe nga kjo, kryeministri Albin Kurti e priti sot Duan i vetëm.

Ai e vlerësoi të pamatshëm kontributin e saj për Kosovën derisa tha që Sunny Hill u mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin./Indeksonline/