Paragjykimi i Xhenit të “Për’puthen”, nuk i pëlqen konkurrenti që punon si kamionist

Të hënën ka nisur emisioni i dashurisë, “Për’puthen” ku në fillim u prezantuan vajzat, pastaj meshkujt.
Një prezantim më i veçantë dhe më real erdhi nga Petro i cili tregoi që me profesion është kamionist dhe që ka shkuar deri në emision me kamion.
Menjëherë pati reagim nga Xheni, e cila i tha se i pëlqen djali por që profesioni i tij jo, madje e pyeti se a do të ishte në gjendje ta linte profesionin për dashurinë.
Ishte Eda ajo e cila tha që ky mendim i saj është paragjykues, duke krijuar debat në studio.
Më poshtë video./Indeksonline/