75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 27 Shtator 2022 / AR

Po fiton para nga Bitcoin? Flet e shqetësuar Miranda Hashani, ka një lutje për fansat

Ka dy ditë që llogaria në Instagram e këngëtares së njohur shqiptare, Miranda Hashani po bën postime të çuditshme. Kjo pasi po poston të hyrat që po “fitohen” për 24 orë falë bitcoj’ve.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtaren, ku ka thënë se llogaria e saj në Instagram është hakuar dhe se lutet që askush të mos bie pre e këtyre mashtrimeve që po bëhen në emër të saj.

Llogaria ime është hakuar ka 2 dite dhe po shpërndajnë informata te gabuara. Me vjen keq nëse dikush bie pre e tyre”, tha ajo.

E pyetur se a ka marr ndonjë veprim Hashani tha se ka kontaktuar me Instagram dhe shpreson që brenda 3-4 ditëve t’i rikthehet llogaria.

Po, kemi kontaktuar me qendrën Instagram me ndihmën nipit tim qe punon për Microsoft ne Chicago dhe i kane thënë qe do ju duhet kohe 3 apo 4 dite deri sa te na kontaktojnë përsëri. Tani po presim”.

Ajo ka një lutje për të gjithë ndjekësit e saj.

“Vetëm i lutem Zotit qe dikush mos t’u besoj atyre e te bëjnë ndonjë hap për tu dëmtuar. Këtë brengë e kam. Nuk me vie keq edhe qe ndoshta do e humb faqen time ne Instagram. Vetëm mos te bie pre dikush, kështu po lutem prej atij momenti qe mu hakua”, u shpreh ajo.

Më poshtë mund t’i shihni mashtrimet që po bëhen në emër të saj./Indeksonline/