21:00 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Të gjithë sytë kah Mc Kresha, zbulohen befasitë e radhës

Kreshnik Fazliu i njohur me emrin e artit Mc Kresha, është rep artist i cili po kujdeset që çdoherë të pasurojë tregun muzikor me hite, falë të cilave po dëgjohet dhe po kërkohet nga publiku.

Vera e vitit 2022 ka rezultuar mjaftë e suksesshme për të, ku në çdo koncert që ka marrë pjesë sallat kanë qenë të stërmbushur nga fansat.

Vlen të përmendet pjesëmarrja e tij dhe e Lyrical Son në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë bëri “boom” të madh. Pasi dolën në skenë i tërë publiku këndonin njëzëri këngën e tyre “Semafori”.

Për video kliko KËTU.

Në një prononcim për Indeksonline, reperi u shpreh se kjo verë ka qenë shumë e suksesshme.

“Vera e këtij viti ka qenë shumë e nxonun, shumë e suksesshme, gjithçka në rregull”, tha ai.

Pas suksesit të madh me albumin “Muzikë e Alltisë” ai bashkë me Lyricalin kanë nisur të punojnë për pjesën e dytë të albumit, i cili do të ketë edhe bashkëpunime.

“Un dhe Lyrical jemi tu e nxer pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”. Me Lyricalin e kemi albumin përgjysmë. Është album i dy artistëve, i jemi dhe i Festimit por do të ketë edhe bashkëpunime.  Kemi me pas një këngë me Dafina Zeqirin brenda në album e detajet tjera do zbulohen me kohë”, përfundoi ai./Indeksonline/