15:54 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / GF

8 arsye pse duhet të shtoni Vitaminën C në rutinën e kujdesit të lëkurës

Si fillim, ç’është serumi i vitaminës C?

Vitamina C njihet si një nga përbërësit më të mirë për efektin pro plakjes dhe çelësi kryesor për të mbajtur fytyrën e lëmuar dhe me shkëlqim. Po pse duhet me çdo kusht ta shtoni në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës Vitaminën C?

1. Eshtë e sigurtë për thuajse çdo lloj lëkure

Shumica e njerëzve e përdorin për një periudhë të gjatë kohe pa raportuar për asnjë lloj reaksioni apo problemi në lëkurë.

2. Hidraton

Sipas një studimi të kryer në 2017-ës, lëkurat më të shëndetshme përmbajnë vitaminë C, pasi kjo e fundit penetron shumë mirë në lëkurë. 

3. Ndihmon në zbardhjen e lëkurës

Vitamina C ndihmon në zbehjen e pigmentimit dhe redukton pjesët e skuqura në lëkurë. I jep fytyrës shkëlqim dhe zbardhje.

4. Ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit

Përfshi këtu njollat e diellit, pikat e zeza, etj.

5. Redukton rrathët e zinj poshtë syve

Vitamina C redukton pamjen e qeskave poshtë syve dhe hidraton mjaftueshëm zonën delikate. 

6. Promovon kolagjenin

Niveli i prodhimit të kolagjeni reduktohet me kalimin e kohës dhe rrjedhimisht kjo çon në krijimin e rudhave apo vijave në lëkurë. 

Vitamina C njihet për ndikimin tek rritja e prodhimit të kolagjenit. 

7. Ndihmon në elasticitetin e lëkurës

Sidomos nëse jeni në periudhë stresante apo keni pasuar humbje drastike peshe. Përmirëson pamjen e lëkurës. 

8. Ju mbron ndaj dëmtimit të rrezeve të diellit

Ekspozimi i gjatë në diell, stresi, ndotja, acarimi lidhet ndjeshëm me nivelet e vitaminës C në lëkurë.