18:33 / E Diele, 11 Prill 2021 / AR

8 fakte të çuditshme për bebet e porsalindur

Sa shumë dini për bebet? Fare? Shumë? Sidoqoftë, dyshojmë që këto fakte t’i dini.

1 – Jashtëqitja e tyre e parë nuk mban aromë të keqe: Jashtëqitja e parë e një bebi është e përbërë nga mukus, lëng nga barku i nënës dhe gjithçka tjetër që është tretur teksa ata ishin brenda barkut të mamit. Por nuk kanë ende baktere në zorrë, përgjegjëse për aromën. Sapo fëmijët të ushqehen, bakteret do të kolonizojnë zorrët.

2 – Disa foshnja ndalojnë frymëmarrjen: Ka të ngjarë që kur janë duke fjetur, mund të mos marrin frymë për 5 deri në 10 sekonda. Frymëmarrja e çrregullt është normale. Por nëse foshnja ndalon frymëmarrjen për një kohë më të gjatë ose bëhet blu, është një urgjencë mjekësore.

3 – Bajamet e tyre kanë sensorë për shijen: Edhe pse një foshnjë ka afërsisht të njëjtin numër të sensorëve të shijes si fëmijët dhe të rriturit, ato mbulojnë më shumë zona, duke përfshirë bajamet dhe pjesën e pasme të fytit. Një i porsalindur mund të ndjejë shijen e ëmbël, të hidhur dhe të thartë, por jo të kripur (deri rreth 5 muaj). Kur fillojnë të konsumojnë më shumë ushqim, ata kanë të ngjarë të pëlqejnë të njëjtat gjëra që nëna hante gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

4 – Ata qajnë pa lot, në fillim: Lotët e bebeve nuk shfaqen pa qenë 1 muajsh.

5 –  Të sapolindurit kanë gjoks: Të dy, djemtë dhe vajzat, mund të duken sikur kanë gjoks të vogël. Madje mund të kenë edhe rrjedhje qumështi. Gjoksi formohet sepse foshnjat thithin estrogjenin nga nëna dhe zhduket brenda disa javësh.

6 – Flenë të drejtuar djathtas: Vetëm 15% e të sapolindurve preferojnë të kthejnë kokën majtas kur shtrihen në shpinë. Mendohet se ka lidhje me një gjen.

7 – Djemtë mund të kenë ereksione: Ndodh shpesh pak para se të urinojnë. Nuk dihet saktësisht pse, por nuk është asgjë për t’u shqetësuar ose turpëruar. Madje mund të duket edhe në ultratinguj, para se të lindin.

8 – Mund të trembin veten: Nuk duhet shumë mund për të tronditur trembur një të porsalindur: një zhurmë e fortë, dritë e ndritshme, lëvizje e papritur etj. Përpos këtyre, foshnjat mund të tremben nga lëvizjet e tyre, si për shembull kur lëvizin krahët.