8 fëmijë përfunduan në spital, hëngrën bonbone me marihuanë
Tetë fëmijë përfunduan në spitalin e Sun Valley.
Rasti ka ndodhur në Shtetet Bashkuara të Amerikës.
E arsye e kësaj po del të jetë, se ata kishin ngrënë bonbone që dyshohet se ishin me marihuanë.
Kjo raportohet se kishte ndodhur në ambientet e shkollës së viktimave që ishin të moshës 12 deri në 16 vjeç.
Në muajin janar ishte publikuar një studim kur thuhej se numri i fëmijëve amerikanë, veçanërisht të vegjëlve, të cilët u sëmurën aksidentalisht nga ushqimet me marijuanë u rrit nga rreth 200 në 2017 në më shumë se 3 mijë në vitin 2021.
Nga ato gati 25 për qind e atyre fëmijëve janë shtruar për trajtim në spital, shkruajnë mediat amerikane.