08:10 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

8 hapa për një bark të sheshtë pa u lodhur shumë

E imagjinoni dot të keni një bark të sheshtë pa bërë asnjë ushtrim? Duket si nga ato dëshirat që do t’ja kërkonim xhindit të Aladinit të parit, por prisni. Me pak përpjekje, mund t’ja dilni. Nëse ndiqni një për një këshillat më poshtë:

1. Hiq kripën nga tavolina

Kripa është një mineral i nevojshëm, ama teprimi me sasinë e saj mund të shkaktojë dëme të pariparueshme.

2. Thuaji jo birrës

Birra është ndër shkaqet kryesore të fryrjes së barkut.

3. Mos u përtyp me gojë hapur

Si fillim është e shëmtuar. Së dyti përtypja me gojë hapur bën që të gëlltisësh më shumë ajër sesa ushqim.

4. Jo sheqerit

Këtë po ta themi me keqardhje, por besojmë se na kupton.

5. Merr kohën tënde në banjë

Po, pasi dalja jashë është çelësi i një barku të sheshtë.

6. Fillo dietën jeshile

Jeshilllëqet përveç se janë shumë të ushqyeshme, ndihmojnë edhe në reduktimin e gazrave të stomakut.

7. Rregullo qëndrimin

Qëndrimi është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë. Një posturë e mirë reklamon një fizik të mirë.

8. Fruti që të duhet, është ananasi!

Ky frut tropikal, i pasur me enzimën bromelain, ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe thjeshton tretjen , duke parandaluar kështu fryrjen e barkut. Kështu, në fund të vakteve, në vend të ëmbëlsirës, freskohuni me pak ananas.