8 hite rrugës/ Albina Kelmendi ka gati albumin e ri, zbulon datën e publikimit

Duke publikuar një imazh atraktiv në llogarinë e saj në Instagram, Kelmendi dha lajmin e shumëpritur, shkruan Indeksonline.

Ajo zbuloi se albumi Rock Folk “Nana Loke” do të publikohet këtë të shtunë.
“Premiera e Albumit Rock Folk “Nana Loke” E shtune 25.06.2022 ora 18:00”, shkroi në mbishkrimin e imazhit.
Gjithashtu zbuloi se ky album do t’i ketë gjithsej 8 këngë, ku tri prej tyre janë në bashkëpunim me të ëmën, Albana Kelmendi./Indeksonline/


